Tragjike në Itali/ Nuk arriti dot autobusin ku ndodhej vëllai i saj binjak, 17-vjeçarja përplaset për vdekje rrugës për shkollë

Tragjike në Itali/ Nuk arriti dot autobusin ku ndodhej vëllai i saj binjak, 17-vjeçarja përplaset për vdekje rrugës për shkollë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Precenicco, në provincën e Udines, ku një vajzë 17-vjeçare, Alice Morsanutto, ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë ndërsa po shkonte drejt stacionit të autobusit për të shkuar në shkollë. Aksidenti ndodhi rreth orës 06:30, vetëm 200 metra larg banesës së saj, në momentin kur ajo po kalonte rrugën pranë vijave të bardha. Për arsye ende të paqarta, adoleshentja u godit nga një makinë që drejtohej nga një i ri, i cili ndaloi menjëherë për të dhënë ndihmën e parë dhe lajmëroi shërbimet e emergjencës. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë ambulanca, helikopteri i emergjencës dhe zjarrfikësit, ndërsa përpjekjet për ta reanimuar vajzën rezultuan fatkeqësisht të pasuksesshme. I ati...