A janë të rrezikshme?/ Hapen sot në Durrës 102 kontejnerët me mbetje që u kthyen nga Tajlanda

A janë të rrezikshme?/ Hapen sot në Durrës 102 kontejnerët me mbetje që u kthyen nga Tajlanda

prokuroria do te hape kontejneret DURRËS- Prokuroria e Durrësit pritet të hapë sot 102 kontejnerët që ndodhen në zonën industriale të Porto Romanos, me qëllim verifikimin e përmbajtjes së tyre dhe përcaktimin nëse bëhet fjalë për mbetje të rrezikshme apo jo. Nën masa të rrepta dhe një perimetër të gjerë sigurie, ekspertë të specializuar kanë mbërritur në zonën ku janë vendosur prej Tetorit të vitit të kaluar mbetjet. Procesi po zhvillohet me kujdes maksimal, pasi dyshohet se për shkak të qëndrimit të gjatë, mbetjet mund të jenë ngurtësuar, duke e bërë marrjen e kampionëve më të ndërlikuar. Mostrat e marra do të dërgohen për analiza të detajuara në një laborator të specializuar në Itali, me qëllim përcaktimin e përbërjes dhe nivelit të mundshëm të toksicitetit....