Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Kandidatët vetëm 7 ditë fushatë, diaspora nuk voton
Një muaj nga sot, në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit. Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, referuar listave të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit 2025, tregojnë se janë 992.103 zgjedhës që do ti drejtohen kutive të votimit. Ndërkohë është botuar në Fletoren Zyrtare, udhëzimi për procedurat e hartimit të listës së zgjedhësve për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në 6 njësi. Referuar udhëzimit, në përbërje të listës së zgjedhësve janë të gjithë shtetasit me të drejtë vote, të lindur deri më datë 9.11.2007, të cilët në datën e zhvillimit të zgjedhjeve për kryetar të bashkive Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, më datë 9.11.2025, mbushin 18 vjeç. Shpallja e listës së zgjedhësve...