Liderët botërorë mirëpresin marrëveshjen për fazën e parë të planit të Trumpit për Gazën

Liderët botërorë mirëpresin marrëveshjen për fazën e parë të planit të Trumpit për Gazën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të mërkurën vonë se Izraeli dhe Hamasi e arritën marrëveshjen e shumëkërkuar për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve, sipas planit të tij për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në enklavën palestineze. Hamasi është grup palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe vende të tjera. Më poshtë mund t’i lexoni reagimet e udhëheqësve nga e gjithë bota ndaj këtij zhvillimi: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani “Një moment përcaktues për paqen. Paqe që është e urgjente. Paqe që ka vonuar shumë”, shkroi Osmani në X. “Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij kanë treguar udhëheqje dhe përkushtim të vërtetë për të sjellë paqe të qëndrueshme si për izraelitët, ashtu edhe për palestinezët, si dhe një përkushtim...