“Vizion i përbashkët për integrimin rajonal në BE”/ Ministrja Spiropali pritet nga Sekretarja e Punëve të jashtme në Britani

“Vizion i përbashkët për integrimin rajonal në BE”/ Ministrja Spiropali pritet nga Sekretarja e Punëve të jashtme në Britani

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u mikprit nga Yvette Cooper në prag të Ministerialit të Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Belfast të Irlandës së Veriut. Përmes një video të shpërndarë në rrjetet e saj sociale, Ministrja Spiropali shprehet: “Në mjedisin solemn të Kështjellës Hillsborough, u mirëpritëm me ngrohtësi nga Sekretarja e Punëve të Jashtme të Britanisë, Yvette Cooper në prag të Ministerialit të Procesit të Berlinit.” Sipas saj, ky takim përçon vizionin e përbashkët për ta çuar më tej integrimin e rajonit tonë në Bashkimin Evropian, për të zbatuar me efikasitet Planin e Rritjes dhe për të hapur horizonte të reja zhvillimi ekonomik e fuqizimi për të rinjtë tanë. “Një ditë ku Evropa e Ballkanit frymon bashkë, me shpresë...