Të rinjtë polakë më afër Shqipërisë: Konsullata në Łódź nismon bashkëpunimin kulturor me shkollat lokale

Të rinjtë polakë më afër Shqipërisë: Konsullata në Łódź nismon bashkëpunimin kulturor me shkollat lokale

Tashmë të rinjtë polakë do të kenë mundësinë të njihen më nga afër me historinë, kulturën dhe traditat shqiptare. Kjo falë një nisme të Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Poloni, Dr. Paweł (Pavëll) Michalak, një polak me origjinë, por i dashuruar pas Shqipërisë. Dashurinë e tij për vendin tonë ai e shpreh edhe në mënyra simbolike madje edhe targat e makinës së tij në Poloni mbajnë shkrimin “Avash”, një fjalë që përfaqëson shpirtin e qetë dhe miqësor të shqiptarëve. Në Konsullatën e Republikës së Shqipërisë në Łódź u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes Konsullit të Nderit, Dr. Michalak, dhe drejtoreshës së Shkollës Fillore “Józef Lompa” Nr. 14, znj. Barbara Bulesowska. Ky partneritet synon të krijojë ura bashkëpunimi mes të rinjve shqiptarë dhe polakë përmes shkëmbimeve...