“Marty Supreme” dhe misteri i kokës së rruar: Çfarë fshihet pas daljes së fundit të Timothée dhe Kylie?

“Marty Supreme” dhe misteri i kokës së rruar: Çfarë fshihet pas daljes së fundit të Timothée dhe Kylie?

Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner u shfaqën bashkë në një tjetër dalje publike të përfolur, kësaj here në stadiumin Yankee në Nju Jork, më 8 tetor, ku ndoqën nga tribunat ndeshjen mes Yankees dhe Toronto Blue Jays. Çifti tërhoqi vëmendje jo vetëm për paraqitjen e përbashkët, por edhe për zgjedhjet e tyre të modës. Të dy kishin veshur xhaketa bomber me motive bejsbolli, Chalamet me ngjyrat e Yankees, ndërsa Jenner me mbishkrimin “Marty Supreme”, referencë për filmin e ardhshëm të aktorit. Pikërisht në këtë dalje, 29-vjeçari zbuloi për herë të parë publikisht kokën e tij të rruar, duke lënë pas flokët kaçurrela për të cilët njihet. Zbulimi vjen pasi një ditë më parë, Chalamet dhe regjisori Josh Safdie surprizuan audiencën në Festivalin e Filmit në...