Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Xum Allushit nuk i del ‘inati’ me Ledion Liçon: Të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët për bukë tani?
Ish-banori i Big Brother VIP, Xum Allushi, ka bërë “lëmsh” rrjetin me një reagim të papritur dhe thumbues ndaj moderatorit Ledion Liço. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Xumi duket se ka gjetur momentin e duhur për t’i kthyer përgjigje batutës që Ledioni bëri ndaj tij gjatë spektaklit. Duke buzëqeshur, Allushi thotë:“Ai që shiste proteinat dhe që do fikte dritat e Big Brother, po vazhdon punën përditë… Të paktën nxjerrim një rrogë, e hamë një çap buke. Po mua më kanë thënë që ty të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët për bukë ti?” Kjo deklaratë është lexuar gjerësisht si një përgjigje për komentin e Ledionit gjatë spektaklit:“Ai i proteinave që do fikte dritat e shtëpisë.” Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpinë...