Rinovimi mbetet pezull, Chelsea tremb Juventus, tenton të josh Yldiz

Rinovimi mbetet pezull, Chelsea tremb Juventus, tenton të josh Yldiz

Prej kohësh, Kenan Yildiz-Juventus po negociojnë për të rinovuar kontratën, me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” që kërkojnë të blindojnë talentin e tyre më të madh. Nuk ka asnjë dyshim që palët synojnë të gjejnë një akord, por nga e thënë në të bërë në mes janë miliona euro. Ideja e Juves është të gjejnë një akord me talentin turk për të firmosur një kontratë të re deri në 2023. Nuk është kundër kësaj ideje as Yldiz dhe përfaqësuesit e tij, por fakti që nuk ka dalë ende “tym i bardhë” në Torino, do të thotë që mes palëve nuk ka ende një akord ekonomik. Yldiz përfiton aktualisht 1,5 milionë euro në sezon, lojtari më pak i paguar në formacionin e Tudor. Sigurisht kjo është...