“Vrasje e paralajmëruar”, Sadushi kritikon KLGJ-në dhe politikën: Fajtorë për klimën e krijuar…

“Vrasje e paralajmëruar”, Sadushi kritikon KLGJ-në dhe politikën: Fajtorë për klimën e krijuar…

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në mbledhjen e Gjyqtarëve të Republikës, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe politikanëve. Sipas tij, vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit ishte “një vdekje e paralajmëruar”. “Prej vitesh, gjyqtarët janë bërë shënjestër e fyerjeve, kërcënimeve dhe denigrimeve. Në vend që të mbrohej pavarësia e gjyqësorit, është goditur autoriteti i tij. Në vend që të ndërtohej respekti ndaj drejtësisë, është nxitur përbuzja ndaj saj. Në vend që të ngrihej besimi te ligji, është lejuar që opinioni publik të helmohet nga gjuha e urrejtjes dhe paditurisë”, tha fillimisht Sadushi, shkruan A2. Sadushi kritikoi politikën, duke i bërë fajtorë për klimën që është krijuar ndaj gjyqtarëve: “Politikanë të lartë të vendit, të...