Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Mos më drejto gishtin. Turp të kesh ti”, Koçiu debat të ashpër me Nokën
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, dhe deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, patën një debat të ashpër në sallën e Kuvendit. Noka tha se ministrja po gënjente për çështjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, shkruan A2. Ministrja iu përgjigj: “Nuk më intimidoni dot. Kjo gjuhë e juaja ka krijuar këtë ngarkesë. Je duke drejtuar gishtin, turp të kesh ti! Se me kaq vite sa ke ti në Parlament, nuk duhej të fliste kështu”. Teksa e paralajmëroi disa herë Flamur Nokën për gjuhën e përdorur, kryeparlamentari Niko Peleshi i ka hequr të drejtën e fjalës në Kuvend deputetit demokrat.