Plani për paqen në Gaza/ PD kërkoi të përshëndetet në Kuvend, Balla: Mos u bëni qesharakë, kursejani Kuvendit këto lloj diskutimesh

Plani për paqen në Gaza/ PD kërkoi të përshëndetet në Kuvend, Balla: Mos u bëni qesharakë, kursejani Kuvendit këto lloj diskutimesh

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu kërkoi sot në Kuvend që të përshëndetet faza e parë e marrëveshjes për paqen mes Izraelit dhe Hamasit.   Por sipas kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla ky lloj diskutimi i duhet kursyer Kuvendit, pasi ajo nuk është ratifikuar ende. Debati Tritan Shehu: Sot është një ditë historike, duke u gdhirë u nënshkrua marrëveshja e paqes e planit të Trump për Lindjen e Mesme dhe nuk mund të kalojë për heshtje në parlamentin shqiptar. Nuk e di për çfarë arsye nuk shpreheni, na takon ne si opozitë ta kërkojmë. Është edhe për interesat e Shqipërisë të rreshtohemi me ata që e përshëndesin këtë plan. Balla: Jemi ende në fazën e parë të marrëveshjes, historike nëse do ndodhë, që nuk...