Kadastra jep 1.2 miliard lekë për pronarët, ja kush përfiton

Kadastra jep 1.2 miliard lekë për pronarët, ja kush përfiton

Këshilli i Ministrave miratoi kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të    paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese të zëna nga ndërtimet e legalizuara   në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë, Durrës–Kavajë–Krujë, Elbasan, Shkodër, Korçë, Lezhë, Sarandë, Kamzë–Vorë, Pogradec, Lushnjë, Fier dhe Vlorë. Vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 1.2 miliard lekë, për sipërfaqen 112 mijë e 752.5m² pasuri të paluajtshme që përfshihen në këtë proces kompensimi. Ky vendim ka ndikim dhe përfitim të drejtpërdrejtë te qytetarët dhe pronarët e pasurive të paluajtsh me, që preken nga ndërtimet tashmë të legalizuara, duke garantuar zgjidhje ligjore dhe të drejtë. 435 qytetarë të cilët janë pajisur më parë me vendim legalizimi për objektet e tyre, tani fitojnë të drejtën për të blerë parcelën ndërtimore sipas...