Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndërpritet seanca plenare, Balla: Një deputet i PD ofendoi ministrin Lamallari gjatë fjalës së tij
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla kërkoi ndërprerjen e seancës plenare për 5 minuta. Balla deklaroi se një deuptet i PD, ofendoi ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, teksa po fliste në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ndër të tjera, Balla tha se deputetët e opozitës, nuk mund ta kërkojnë fjalën për procedurë, dhe më pas të bëjnë kërkesë për dorëheqje të ndonjë ministri. “U bë seanca e disatë radhazi, por sot po arrihet kulmi, kërkohet fjala për procedurë. Në procedurë kërkohet dorëheqja e një ministri. Në seriozitetin e një parlamenti, një grup parlamentar i disa deputetëve, nëse u dhemb shpirti seriozisht, mund të kishin ardhur me kërkesë procedurale. Javën e ardhshme do kemi një debatr 12 orë e gjysmë për 5 institucoinet...