Institucionet financiare të huadhënies fituan 3 miliardë lekë në gjysmën e parë të vitit

Institucionet financiare të huadhënies fituan 3 miliardë lekë në gjysmën e parë të vitit

Institucionet financiare jobanka të huadhënies e kanë mbyllur edhe gjysmën e parë të këtij viti me rezultat financiar pozitiv.Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, të marra së bashku këto institucione për 6-mujorin 2025 raportuan një fitim neto prej 3 miliardë lekësh. Fitimi i këtij segmenti të tregut financiar, gjithmonë sipas Bankës së Shqipërisë, është shumë pranë nivelit të një viti më parë.Në këtë rezultat përfshihet fitimi i institucioneve të licencuara për kredidhënie, mikrokredi, qira financiare, faktoring dhe blerje kredish me probleme, pa përfshirë institucionet e parasë elektronike dhe ato të pagesave. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, aktualisht në treg veprojnë 24 institucione financiare jobanka me aktivitet në fushën e huadhënies.Ky sektor ka vijuar zgjerimin në gjysmën e parë të vitit. Totali i aktiveve të...