Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Bardhi kërkoi dorëheqjen e ministres së brendshme, Lamallari: Mos bëni politikë me vdekjen, nuk kanë kaluar të shtatat
besfort lamallari TIRANË- Ka nisur me debate dhe një minutë heshtje seanca e sotme parlamentare, ku deputetët e opozitës kërkuan llogari për mungesën e masave të sigurisë në gjykata. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, kërkoi dorëheqjen e ministres së Brendshme, Albana Koçiu, që ditën e vrasjes së gjyqtarit tha se policia nuk ka përgjegjësi për sigurinë në gjykata. Në përgjigje të kërkesës së Gazment Bardhit për dorëheqjen e ministres së Brendshme, foli, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari i cili deklaroi se është e rëndë të bësh politikë mbi vrasjet. Lamallari akuzoi opozitën për përdorim të gjuhës së urrejtjes ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Ju duhet t’ju vijë turp,” tha ai. “Të bësh politikë me vrasjen dhe me një rast tragjik, të bësh retorikë...