Flamur Noka quajti ministrin e drejtësisë “idiot”, Peleshi ndërpret për disa minuta seancën

Flamur Noka quajti ministrin e drejtësisë “idiot”, Peleshi ndërpret për disa minuta seancën

seanca plenare TIRANË- Seanca e sotme në Kuvend, e cila nisi me debate të forta mes PD dhe PS-së pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, u ndërpre për disa minuta, me kërkesë të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Shkak për këtë u bë ndërhyrja e vazhdueshme e deputetëve të opozitës, gjatë fjalës së ministrit të drejtësisë Besfort Lamallari. Flamur Noka nga vendi e quajti ministrin në mënyrë të përsëritur me fjalën “idiot”. Lamallari akuzoi opozitën për përdorim të gjuhës së urrejtjes ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Ju duhet t’ju vijë turp”, tha ai. Ndërsa kreu i grupit të PD, Gazement Bardhi iu përgjigj ashpër Lamallarit, duke e quajtur atë “i pafytyrë”. “U bë seanca e disatë radhazi, por sot po arrihet kulmi, kërkohet fjala...