Ku e gjeti Elvis Shkambi pistoletën? Avokati: Ka punuar në disa institucione të sigurisë

Ku e gjeti Elvis Shkambi pistoletën? Avokati: Ka punuar në disa institucione të sigurisë

Tre të arrestuarit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja janë lënë sot në burg me vendim të Gjykatës së Tiranës. Mes tyre, autori i dyshuar kryesor i ngjarjes, Elvis Shkambi, ndodhet në qendër të hetimeve për këtë ngjarje tronditëse që ka tronditur opinionin publik dhe sistemin gjyqësor. Avokati i Elvis Shkambit, Kujtim Ibraj, ka dhënë detaje mbi gjendjen dhe të kaluarën e klientit të tij. “Elvis Shkambi ka punuar më parë në disa institucione të sigurisë”, tha ai, kur u pyet se ku e ka gjetur autori armën. Sipas avokatit, familja e Elvis Shkambit ndodhet në një gjendje të rënduar ekonomike: “Familja Shkambi ka hyrë në shumë borxhe për shkak të kësaj çështjeje, e cila ka zgjatur shumë kohë” Elvis Shkambi, i cili akuzohet si autor...