Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përmendja e Enver Hoxhës nga Kuvendi, Berisha – Peleshit: Është si të fusësh Hitlerin në Bundestag
Nisja e seancës së sotme plenare ka qenë e shoqëruar me tensione, teksa kryedemokrati Sali Berisha ka kritikuar mazhorancës për dokumentin zyrtar që Kuvendi i Shqipërisë prodhoi të premten, ku mes figurave kombëtare nderon edhe diktatorin Enver Hoxha. Fillimisht ishte kreu i Kuvendit, Niko Peleshi që sqaroi çështjen duke thënë se ka lindur një keqkuptim. “Dua të shpreh ndjesë dhe keqardhje për keqkuptimin e krijuar. Teksti ishte informativ, jo të mbrojë apo vlerësojë dikë. Teksti është nxjerrë pa interpretim, Enver Hoxha është përmendur vetëm me ditëlindje. I kërkova Institutit parlamentar një rishikim të plotë që të shmanget çdo keqinterpretim”, tha Peleshi. Por Berisha nuk ra aspak dakord me sqarimin që bëri kreu i Kuvendit. “Ti e hape parlamentin me një apologji hipokrite. Enver Hoxhën e...