“O idiot…”, Flamur Noka ofendon Taulant Ballën, ndërpritet seanca në Kuvend

“O idiot…”, Flamur Noka ofendon Taulant Ballën, ndërpritet seanca në Kuvend

Seanca e ditë së enjte në Parlamentin e Shqipërisë nisi me debate të ashpra mes demokratëve e socialistëve. Ajo u ndërpre pas rreth 45 minutash, me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Ky i fundit i kërkoi kryetarit Niko Peleshi që të merrte masa ndaj Flamur Nokës, i cili i ishte drejtuar Ballës disa herë me fjalën “idiot”. “Këta përfitojnë edhe nga butësia e Niko Peleshit”, tha Balla. “Kërkojnë fjalën për procedurë dhe pastaj thonë që kërkojnë dorëheqjen e ministrit”. Balla kërkoi gjithashtu edhe largimin e Nokës nga punimet e Kuvendit për seancën e sotme. “Ju lutem shumë zoti kryetar të merrni masa ndaj këtij personi”, iu drejtua Balla-Peleshit.