Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Takimi i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Wadephul: Ballkani Perëndimor pjesë e familjes europiane
Zhvillohet në Belfast takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit. Britania e Madhe si kryesuese e radhës së këtij formati fokuson temat e pajtimit, sigurisë, integrimit rajonal dhe migracionit. Qëllimi i takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në formatin e Procesit të Berlinit është mbështeja e shteteve të Ballkanit Perënimdor në rrugën e afrimit me BE-në. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul,përpara nisjes për në Belfast deklaroi, se “Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes europiane. Ndaj është për ne e qartë: Rrugën e nisur drejt BE-së do ta përshkojmë bashkë me të gjashtë vendet e rajonit. Katalizatori në procesin e antarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor është procesi i Berlinit. Ky funksion është më i rëndësishëm...