Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Qeveritë nuk marrin kurrë meritë për atë që parandalojnë”/ Rama: U përballëm me një sulm kibernetik që synoi strukturën tonë digjitale
Shqipëria është vendi mikpritës i delegacioneve nga 32 vendet anëtare të Aleancës, të përfaqësuara nga ministritë e jashtme, të mbrojtjes dhe cyber ambassadors. Në fjalën e tij, kryeministri Rama u ndal te sulmi kibernetik që goditi Shqipërinë përpara disa kohësh, duke theksuar se është investuar për kapërcimin dhe lënien pas krahëve të këtij sulmi. “Kjo duket sikur është një punë e të gjatëve, mund t’i mundim të gjithë në basketboll. Është një nder që të kesh kaq shumë shtete të mbledhura këtu përmes jush. është kënaqësi të dëgjoje mesazhin nga miku ynë i dashur, Mark Rutte. Do të mbaja një fjalim të gjatë, por do t’ju shpëtoj nga mërzia e gjithë kësaj e do të përpiqem të flas sa më shkurtë të jetë e mundur,...