Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I dha vulën e PD Lulzim Bashës, Sali Berisha nuk e amniston as të vdekur gjyqtarin Kalaja, mungon në ceremoninë…
Familjarë, miq, si dhe figura të njohura nga drejtësia dhe politika i dhanë dje lamtumirën e fundit gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra tre ditë më parë në sallën e gjyqit në Apelin e Tiranës në krye të detyrës. Pas homazheve shtetërore që u mbajtën në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, kortezhi me trupin e tij u nis drejt Shkodrës, vendit të tij të lindjes. Në një ceremoni private, morën pjesë qytetarë e personalitete të Shkodrës, përfshirë kryebashkiakun Benet Beci dhe ish-kreun e bashkisë Lorenc Luka. Më pas, trupi i gjyqtarit u përcoll në banesën e fundit, në varrezat Stom-Golem. Në homazhet në Pallatin e Kongreseve ishin të pranishëm ishin kryetarët e institucioneve të drejtësisë si dhe gjyqtarët dhe prokurorët nga rrethet. Mes figurave...