Rama në konferencën e NATO-s: Një sulm i madh synoi infrastrukturën tonë digjitale

Rama në konferencën e NATO-s: Një sulm i madh synoi infrastrukturën tonë digjitale

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, që po mbahet në Tiranë, deklaroi se vendi ynë ka pasur 48 sulme kibernetike që kanë lënë gjurmë, por që nuk kanë shkaktuar dëm të madh. “Qeveritë marrin meritën ose fajin për atë çfarë bëjnë si duhet ose për gjërat që bëjnë gabim, por qeveritë kurrë nuk marrin meritën për ato që parandalojnë të ndodhin. Ajo nuk është vetëm pjesë e misionit, por pjesë e rëndësishme të këtij misioni. Nëse qeveritë do të gjykoheshin përmes të dhënave reale mbi atë se çfarë parandalojnë të ndodhë, besoj se njerëzit do të kishin mendim më të mirë për to” nisi fjalën e tij Rama. “E pamë veten mes një sulmi kibernetik që synoi infrastrukturën tonë...