Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sylvinjo fton dy futbollistë nga Superliga, Kombëtarja mbyll sot përgatitjet për sfidën kundër Serbisë
Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi pasditen e të mërkurës stërvitjen e radhës në prag të ndeshjes së shumëpritur kundër Serbisë, e cila luhet më 11 tetor në Leskovac, duke nisur nga ora 20:45. Dueli vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës dhe është si një ‘finale’ për të mbërritur vendin e dytë që të dërgon në play-off. Nazmi Gripshi, lojtari i fundit i thirrur në ekip nga trajneri Sylvinho, u bashkua me ekipin pas një udhëtimi prej më shumë se 4 mijë kilometrash nga Kazakistani i largët. Ndërkohë, siç e ka kthyer në traditë, trajneri Sylvinho të gatshëm kishte edhe dy futbollistë të tjerë nga Superligë, mbrojtësin e Vllaznisë, Elmando Gjini dhe ata të Partizanit, Albion Marku. Dyshja është në gatishmëri nëse detyra kombëtare i kërkon. STËRVITJA Trajneri...