Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Avokatja zbulon kohëzgjatjen e gjyqeve në Shqipëri: 6 muaj në 2016-tën, 3 vite sot, ja pse ka dështuar reforma
Joana Qeleshi, njëkohësisht kryetarja e Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë foli për vrasjen e gjyqtarit të ndjerë, Astrit Kalaja. Profesoresha e njohur e drejtësisë analizoi procesin gjyqësor, kohëzgjatjen në 2016-të dhe atë sot. Avokatja tregoi se pse është gjithë ky mllef i akumuluar nga qytetarët. Me një përvojë të madhe edhe si ish-gjyqtare, Qeleshi u ndal te gjuha që përdoret çdo ditë rëndomtë nga të gjithë, politika apo qoftë edhe nga mediet. Mendoj që është përceptim i gabuar kjo lufta mes gjyqësorit dhe popullit. Është ushqyer nga gjuha e të gjithëve, nga media, politika, qytetarët. Nuk ka pasur filtër. Ka edhe një problem se gjyqësori është shumë larg publikut. Shumica e njerëzve nuk kanë lidhje me gjykatët, por kanë mllef të jashtëzakonshëm. Ata nuk e dinë...