Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për goditjen e një anijeje me qytetarë kolumbianë, Shtëpia e Bardhë e mohon dhe dënon deklaratën

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për goditjen e një anijeje me qytetarë kolumbianë, Shtëpia e Bardhë e mohon dhe dënon deklaratën

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka akuzuar SHBA-në për sulmet në Karaibe. Ai deklaroi se SHBA-të kanë goditur një anije e cila transportonte qytetarë kolumbianë. Ky pretendim është rrëzuar menjëherë nga Shtëpia e Bardhë, e cila tha se kjo është një akuzë e pabazë dhe e dënueshme.   Cbs News shkroi se ushtria amerikane, ka goditur të paktën katër anije të dyshuara për drogë që nga muaji i kaluar. Administrata e Trump tha se sulmet janë të nevojshme për të ndaluar trafikun e drogës, por kritikët thonë se administratës i mungon miratimi ligjor për të kryer sulmet. "Indikacionet tregojnë se anija e fundit e bombarduar ishte kolumbiane me qytetarë kolumbianë brenda saj." shkroi në X , Presidenti kolumbian Gustavo Petro.   Petro nuk specifikoi burimin e informacionit...