Aksidenti tragjik në aksin Qafë Mali–Fierzë!  Makina ra në humnerë, ndërron jetë shoferi

Aksidenti tragjik në aksin Qafë Mali–Fierzë! Makina ra në humnerë, ndërron jetë shoferi

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”, ku ka humbur jetën 51-vjeçari Prendush Kola, punonjës i mirëmbajtjes së rrugës. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Shkëmbi i Dardhës”, kur mjeti që ai drejtonte doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë. Pas dëgjimit të zhurmës, banorët e zonës nisën kërkimet dhe rreth orës 22:00 gjetën Kolën të gjallë, por të plagosur rëndë. Sipas raportimeve në media, në momentet e fundit ai u ka kërkuar falje banorëve që i kishte shqetësuar në atë orë të mbrëmjes. Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, 51-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të shumta. “Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor ‘Qafë Mali–Fierzë’, shtetasi P. U., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur...