OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

Gati dy vjet pas raportit hetues mbi mundësinë e keqpërdorimit të fondeve të Bashkimit Europian të destinuara për bujqësinë në Shqipëri, Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ka konfirmuar se hetimet kanë zbuluar parregullsi në zbatimin e programit IPARD. Në një intervistë të posaçme për “Monitor”, Salla Saastamoinen, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e OLAF, tha se “33 milionë euro fonde janë identifikuar si potencialisht të përdorura në mënyrë të papërshtatshme” dhe se “si pasojë, Komisioni Europian vendosi ngrirjen e fondeve IPARD për Shqipërinë, me një total prej 112 milionë eurosh, derisa të merren masat e nevojshme.” “Ne, si Zyra Europiane Kundër Mashtrimit, ndjekim paratë e Bashkimit Europian kudo që shkojnë edhe jashtë territorit të Unionit, në vendet kandidate si Shqipëria,” – tha Saastamoinen për Monitor. Sipas saj,...