Trump: Izraeli dhe Hamasi bien dakord për fazën e parë të marrëveshjes, hapet rruga për armëpushim

Trump: Izraeli dhe Hamasi bien dakord për fazën e parë të marrëveshjes, hapet rruga për armëpushim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të një marrëveshjeje paqeje për armëpushimin në Gaza. Nëse qeveria izraelite do ta miratojë këtë marrëveshje në mbledhjen e kësaj të enjte(9 tetor), vendimi do i hapte rrugën përfundimit të luftës, lirimit të pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë, si dhe tërheqjen e forcave izraelite dhe hyrjen e ndihmave në Gaza. Po ashtu, nëse kjo marrëveshje do të miratohet sot, atëherë armëpushimi do të hyjë në fuqi menjëherë. Nga ana e tij, Hamasi është pajtuar me marrëveshjen . Udhëheqësit botërorë, familjet e pengjeve izraelite dhe palestinezët e zhvendosur nga lufta e kanë mirëpritur marrëveshjen. Marrëveshja përcakton që 250 të burgosur palestinezë dhe 1,700 banorë të...