Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Familjet e pengjeve izraelite falënderojnë Trumpin, i bëjnë thirrje komitetit të Nobelit: Jepini presidentit çmimin Nobel për paqen
Presidenti amerikan, Donald Trump, ndau një video të të afërmve të pengjeve në Gaza, duke e falënderuar atë për sigurimin e lirisë së të dashurve të tyre nga robëria e Hamasit. Familjet e pengjeve të mbajtura në Gaza i bënë thirrje të hënën Komitetit Norvegjez të Nobelit t’i japë Çmimin Nobel për Paqe Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, këtë muaj për përpjekjet e tij për të siguruar lirimin e familjarëve të tyre. “Që nga inaugurimi i tij, Trump ka sjellë dritë në momentet tona më të errëta”, tha Forumi, duke shprehur mirënjohje për dhjetëra pengje, të gjallë dhe të vdekur, të cilët u kthyen përmes armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja midis janarit dhe marsit. “Ju nxisim fuqimisht t’i jepni Presidentit Trump Çmimin Nobel...