Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, nën masa të rrepta sigurie, dalin para gjykatës Elvis dhe Gjon Shkambi
Elvis dhe Gjon Shkambi janë paraqitur sot para Gjykatës së Tiranës, nën masa të rrepta sigurie, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 6 tetor në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku një sulm me armë tronditi institucionin e drejtësisë. Gjon Shkambi është xhaxhai i Elvis Shkambit, i cili mesditën e 6 tetorit hyri i armatosur në ambientet e Gjykatës së Apelit dhe qëlloi me armë zjarri, duke vrarë gjyqtarin dhe plagosur dy persona të tjerë. Ngjarja ndodhi gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore, ku për pasojë të plagëve të marra, gjyqtari humbi jetën brenda në sallën e Gjykatës së Apelit. Të plagosur mbetën babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, palë në procesin gjyqësor që po zhvillohej. Elvis Shkambi akuzohet për vrasje...