Dokumente pjesë e Fondit Arkivor shqiptar në ekspozitën “Demokracia nëpërmjet ligjit” në Venecia

 Dokumente pjesë e Fondit Arkivor shqiptar në ekspozitën “Demokracia nëpërmjet ligjit” në Venecia

Dokumente pjesë e Fondit Arkivor shqiptar do të ekspozohen në Venecia, si pjesë e një ekspozite titulluar “Demokracia nëpërmjet ligjit”. Një ditë më parë Këshilli i Ministrave vendosi lejimin e paraqitjes jashtë shtetit, në ekspozitën “Demokracia nëpërmjet ligjit” pranë muzeut “Doge’s Apartments at Palazzo Ducale”, në Venecia, Itali, për periudhën 11 tetor 2025 deri më 6 janar 2026, si pjesë e veprimtarive zyrtare në kuadër të përvjetorit të 35-të të Komisionit Evropian për demokracinë nëpërmjet ligjit, organizuar në bashkëpunim ndërmjet Zyrës Italiane të Këshillit të Evropës, Komisionit të Venecias, Superintendencës Arkivore dhe Bibliografike të Venetos dhe Trentino-Alto Adige-s, Arkivit Shtetëror të Venecias, fondacionit “Musei Civici di Venezia” dhe Këshillit Rajonal të Venetos, të dokumenteve pjesë e Fondit Arkivor të Republikës së Shqipërisë: a) Ligji nr.8417,...