Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dosja Meta në GJKKO, pritet të vendoset për kalimin ose jo për gjykim
Sot, në orën 09:00, do të mbahet seanca paraprake për dosjen “Meta”, me të pandehur ish-presidentin, Monika Kryemadhin, nënën e kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun. Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së avokatit mbrojtjës së Metës, Kujtim Cakrani, për shkak të problemeve shëndetësore. Do të jetë gjyqtarja Irena Gjoka, e atakuar edhe nga PL, e cila do të vendosë nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim apo nëse do ta kthejë për hetime të mëtejshme. Po ashtu, sot, në Gjykatën e Lartë, do të shqyrtohet edhe rekursi i kreut të PL për masën e arrestit në burg. Ankimi i Metës erdhi pas vendimit të fundit të Apelit të Posaçëm Antikorrupsion që la të pandryshuar masën. SPAK mbylli...