Sot Kuvend, seanca nis me një minutë heshtje për gjyqtarin Astrit Kalaja (RENDI I DITËS)

Sot Kuvend, seanca nis me një minutë heshtje për gjyqtarin Astrit Kalaja (RENDI I DITËS)

kuvend TIRANË- Kuvendi do të mblidhet sot për seancën plenare, në orën 10:00,  e cila do të nisë me një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja, i vrarë mesditën e së hënës në sallën e gjyqit. Në seancën e sotme parashikohet në rend dite të shqyrtohet raporti i veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2024. Ndërkohë, para fillimit të seancës, në orën 09:30, do të mbahet Konferenca e Kryetarëve, ku do të përcaktohet koha dhe mënyra e zhvillimit të debatit për raportimet e institucioneve. Drejtuesi i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Gentian Sala, do të hapë seancën plenare ku do të prezantojë raportin për veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit 2024, me një kohëzgjatje...