Bisedimet Izrael – Hamas/ Trump: Ka përparime, mund të shkoj vetë në Lindjen e Mesme

Bisedimet Izrael – Hamas/ Trump: Ka përparime, mund të shkoj vetë në Lindjen e Mesme

Donald Trump ka deklaruar se mund ai të udhëtojë në Lindjen e Mesme në fundjavë, duke shtuar se negociatat indirekte mes Izraelit dhe Hamasit janë shumë pranë marrëveshjes dhe se sipas tij, po ecin shumë mirë. “Është shumë pranë, po ecin shumë mirë … Mendoj se do të ndodhë, ka gjasa të mira të ndodhë. Mund të shkoj atje nga fundi i javës. Ka shumë gjasa, negociatat po ecin shumë mirë”, deklaroi Trump para gazetarëve. Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi – i cili e ka ftuar Trumpin të vizitojë Egjiptin nëse arrihet një marrëveshje – tha se shenjat nga bisedimet ishin “inkurajuese”, ndërsa edhe Hamasi shprehu “optimizëm” për diskutimet indirekte me Izraelin, raporton Agence France-Presse. Al-Qahera News, një media e afërt me shërbimet e inteligjencës...