Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksident i rëndë në Qafë Mali – Fierzë, makina bie në 300m humnerë, humb jetën shoferi
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Qafë Mali – Fierzë, pranë “Shkëmbit të Dardhës”. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 300 metra në humnerë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, policia dhe ambulanca, të cilat po punojnë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, P. Kola, i cili mësohet se ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve.