Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Annie Lennox u diagnostikua me ADHD në moshën 70 vjeçare. Cilat janë shenjat e çrregullimit tek të rriturit?
E njohur për zërin e saj të fuqishëm dhe për hitet legjendare si “Sweet Dreams” me grupin Eurythmics, këngëtarja britanike Annie Lennox ka treguar një anë krejtësisht të panjohur të jetës së saj personale. Në moshën 70-vjeçare, ajo është diagnostikuar me çrregullim të hiperaktivitetit dhe deficitit të vëmendjes (ADHD) – një zbulim që, siç thotë vetë artistja, i ka dhënë kuptim shumë gjërave që më parë i dukej se nuk kishin shpjegim. “Jam si një magjistare që vëzhgon çdo gjë” Në intervistën e saj për emisionin “Woman’s Hour” të BBC-së, Annie Lennox rrëfeu se diagnoza ishte një zbulim i vonuar, por i rëndësishëm. “E kalova testimin me sukses të shkëlqyer,”- tha ajo me humor. – “Jam si një magjistare, vëzhgoj gjëra, jam shumë e ndjeshme....