Zgjedhjet në Tiranë, Ngjela: Kandidati i PD nuk është figurë e njohur publike, kandidat i dobët

Zgjedhjet në Tiranë, Ngjela: Kandidati i PD nuk është figurë e njohur publike, kandidat i dobët

Partia Demokratike ka mbështetur figurën e Florian Binajt si kandidat në zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Tiranës, por për avokatin Spartak Ngjela kjo është “një zgjedhje e dobët politike”. I ftuar në emisionin “Tema e Ditës” në RTSH, nën moderimin e Arbër Hitaj, Ngjela argumentoi se për të, një kandidat i denjë për të përfaqësuar opozitën duhet të ketë njohje shoqërore dhe popullore, të jetë elokuent dhe të perceptohet nga shoqëria si një person i drejtë. “Duhej kandidati i nivelit të lartë, problemi është se duhej të ishte i njohur në opinionin publik, me njohje të madhe. Ndryshe nuk ka mundësi, por mund të kenë kërkuar por nuk kanë gjetur. Them që duhej një individ që të kishte njohje shoqërore dhe popullore, të...