Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Leopardi shkaktoi panik: Hyri në hotel dhe u vendos përpara dhomës në katin e parë
Një leopard shkaktoi panik në një hotel të njohur në Bandung të Indonezisë, pasi u shfaq papritur në korridorin e katit të dytë. Ngjarja ndodhi të hënën, më 6 tetor, në hotelin “Anugerah”, ku kafsha u vendos përpara një dhome dhe qëndroi e shtrirë, por gromërinte me zë të lartë sa herë ndonjë mysafir i afrohej. Punonjësit e hotelit reaguan menjëherë duke lajmëruar zjarrfikësit dhe Agjencinë për Mbrojtjen e Kafshëve. Pas një operacioni të koordinuar, specialistët arritën ta qetësonin dhe ta vendosnin në gjumë leopardin, duke e larguar nga hoteli pa shkaktuar dëme apo të lënduar. Hoteli mbeti i mbyllur gjatë gjithë kohës së ndërhyrjes, ndërsa ambientet u kontrolluan nga forcat e sigurisë për të siguruar se nuk kishte rrezik tjetër. Mediat lokale raportojnë se...