Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PD zgjedh edhe kandidatin për bashkinë e Cërrikut, ja kush garon në 9 nëntor
Lista e kandidatëve të PD për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, po plotësohet. Mbrëmjen e sotme është zyrtarizuar dhe kandidati i bashkisë së Cërrikut, Amarildo Hoxha. Më herët u bë publik edhe emri i kandidatit të bashkisë së Matit, Eduart Brahilika. Në Tiranë si kandidat jopolitik i PD, me mbështetje nga gjithë spektri opozitar, do të jetë aktori Florjan Binaj, përballë Ogerta Manastirliut nga Partia Socialiste.