Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
PD zgjedh edhe kandidatin për Bashkinë e Cërrikut
Amarildo Hoxha TIRANË- Amarildo Hoxha, me profesion doktor, është kandidatura e Partisë Demokratike për zgjedhjet e bashkisë së Cërrikut. Hoxha do të garojë në zgjedhjet e 9 nëntorit përballë Florenc Dokës, kandidat i Partisë Socialiste. Dy kandidatët synojnë postin e Andis Sallës, i cili u largua nga Cërriku pasi mori detyrën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Postimi i Partisë Demokratike, dega Cërrik: Përshëndetje të nderuar demokratët! Të dashur qytetarë të Cerrikut e rrethinave Kandidati që do të përfaqësojë PD e Cerrikut në garën për Kryetarë Bashkie në zgjedhjet e pjesshme më 9 Nëndor është z.Amarildo Hoxha , një bir i ndershëm i këtij qyteti, një zë i qytetarëve dhe një përfaqësues dinjitoz i Partisë Demokratike. Një garë që nuk është vetëm për një post, por për dinjitetin...