Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Urrejtja nuk dihet ku..”,Manjani me tone të ashpra:Në Shqipëri vritet për motive qesharake,kemi degjeneruar si shoqëri
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me tone të ashpra pas ngjarjes tronditëse të ndodhur dy ditë më parë në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra gjatë ushtrimit të detyrës. I ftuar në një emision televiziv, Manjani e cilësoi ngjarjen si një pasqyrë të një degradimi të thellë shoqëror dhe institucional, duke e lidhur atë me atë që e quajti si dështim i reformës në drejtësi për të rikthyer besimin tek institucionet gjyqësore. “Është një degjenerim masiv i mentalitetit shqiptar lidhur me vrasjen apo shprehjen e urrejtjes,” u shpreh Manjani. “Motivi kryesor i vrasjes që ka shqiptari janë motivet e dobëta. Çfarë do të thotë ‘më erdhi në majë të hundës’? Dil e shfry hundët,...