Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Izraeli dhe Hamasi drejt arritjes së marrëveshjes për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh brenda 48 orëve të ardhshme!
Bisedimet e ndërmjetësuara mes Izraelit dhe Hamasit po përqendrohen në ndalimin e luftimeve, tërheqjen e trupave izraelite nga Rripi i Gazës dhe një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve me të burgosur palestinezë, sipas një raporti të Reuters. Burime të afërta me negociatat kanë konfirmuar për agjencinë se pika më e ndjeshme e diskutimit është mekanizmi i tërheqjes së Izraelit. Hamasi kërkon një afat të qartë dhe të detyrueshëm, i cili do të lidhet me lirimin gradual të pengjeve dhe do të garantojë tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Gaza. Sipas të njëjtave burime, Hamasi ka dorëzuar tashmë listat me pengjet që mban dhe emrat e të burgosurve palestinezë që kërkon të lirohen, duke shprehur një optimizëm të kujdesshëm për ecurinë e bisedimeve. Lista përfshin...