Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Parlamenti spanjoll voton me 178 vota pro dhe 169 kundër, embargon e armëve ndaj Izraelit
Ligjvënësit spanjollë miratuan të mërkurën një projektligj për të vendosur një embargo armësh ndaj Izraelit, një masë e mbështetur nga kryeministri socialist Pedro Sanchez për të “ndaluar gjenocidin” në Gaza. Projektligji u miratua me 178 vota pro dhe 169 kundër, me qeverinë e pakicës së Sanchez që më në fund mori mbështetjen e katër ligjvënësve nga partia e ekstremit të majtë Podemos, e cila kishte qenë në dyshim për votimin e saj deri këtë mëngjes. “Kjo qeveri ka propozuar një embargo kundër qeverisë Netanyahu me qëllim që t’i japë fund gjenocidit në Gaza dhe ju do të votoni kundër saj”, i tha Pedro Sánchez Alberto Núñez Feijó, kreut të Partisë Popullore (PP, e djathta konservatore), e cila e kundërshtoi masën, gjatë një seance kontrolli parlamentar...