Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Përplasen dy makina në Fier, plagosen shoferët
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e spitalit Memorialit në Fier. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes’ dhe një “Toyota”. Si pasojë e përplasjes, njëra prej makinave ka përfunduar në kanal, ndërsa tjetra ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme. Dy persona kanë mbetur të lënduar, dhe janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal Fier. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.