Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Lufta në Gaza/Ministri i Jashtëm turk: Është bërë shumë përparim në bisedimet e paqes
Ministri i Jashtëm i Turqisë ka thënë se bisedimet për të zbatuar planin 20-pikësh të paqes të Donald Trump në Gaza kanë bërë “shumë përparim”. Sipas mediave të huaja, Hakan Fidan tha se diskutimet janë përqendruar në sigurinë, një armëpushim, shkëmbimin e pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë, si dhe kohën për tërheqjen e forcave izraelite. Fidan shtoi se një armëpushim do të shpallet nëse arrihet një rezultat pozitiv në bisedime. Kujtojmë se Izraeli i ka vijuar sulmet në Gaza, pavarësisht paralajmërimeve të Presidentit Donald Trump, për ndaljen e plotë të bombardimeve. Vetëm ditën e sotme, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën 10 persona u vranë dhe mbi 60 të tjerë mbetën të plagosur nga sulmet izraelite.