Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Trump kërkon arrestimin e dy kryebashkiakëve
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkaktuar sërish polemika me një deklaratë të pazakontë në platformën X, ku ka kërkuar arrestimin e kryebashkiakut të Chicago-s, Brandon Johnson dhe guvernatorit të Illinois-it, JB Pritzker. “Kryetari i bashkisë së Chicago-s duhet të jetë në burg për dështimin në mbrojtjen e oficerëve të ICE. Edhe guvernatori Pritzker”, ka shkruar Trump, pa paraqitur asnjë provë konkrete që mbështet akuzat e tij. Deklarata vjen në një kohë tensioni të shtuar mes administratës federale dhe autoriteteve lokale, pasi presidenti ka urdhëruar vendosjen e trupave të Gardës Kombëtare në qytetin e Chicago-s, me qëllim, sipas tij, luftimin e emigracionit të paligjshëm dhe krimit në qytetet e drejtuara nga demokratët. Vendimi është zbatuar pavarësisht kundërshtimeve të forta nga autoritetet lokale dhe shtetërore. Guvernatori i...