Offset pranon tradhtinë ndaj Cardi B: Bëra shumë gabime, duhet ta kisha respektuar

Offset pranon tradhtinë ndaj Cardi B: Bëra shumë gabime, duhet ta kisha respektuar

Reperi amerikan Offset, i njohur në jetën reale si Kiari Cephus, ka folur për herë të parë me ndershmëri mbi prapaskenat e martesës së tij me Cardi B, duke pranuar se gabimet dhe tradhtia e tij çuan drejt përfundimit të lidhjes shtatëvjeçare. Gjatë një interviste në programin “Baby, This Is Keke Palmer”, artisti 33-vjeçar u shpreh se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë perfekte dhe se përgjegjësia për ndarjen i takon të dyve. “Absolutisht nuk isha perfekt në atë situatë. Bëra shumë gabime. Ka shumë gjëra që i bëra gabim, dhe ajo gjithashtu bëri gabime,” – tha Offset. Ai shtoi se përjetimi i ndarjes nën vëzhgimin e publikut e ka bërë procesin shumë më të vështirë emocionalisht. “Duhet ta kisha respektuar shumë më tepër. Mora...