Qeveria zgjat ruajtjen e drejtuesit të SPAK 3 vite pas përfundimit të mandatit. Sa do jetë mbrojtja për kreun e GJKKO dhe BKH

Qeveria zgjat ruajtjen e drejtuesit të SPAK 3 vite pas përfundimit të mandatit. Sa do jetë mbrojtja për kreun e GJKKO dhe BKH

Drejtuesit të SPAK do t’i garantohet siguria fizike deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit si drejtues i këtij institucioni.  Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave, që ka vendosur të zgjasë nga 2 në 3 vite pas përfundimit të detyrës mbrojtjen dhe sigurinë fizike për drejtuesin e SPAK-ut.  Garantimi i mbrojtjes personale të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm të garantuar nga Garda e Republikës.  Kujtojmë se drejtuesi aktual i SPAK-ut, Altin Dumani, mandati i të cilit mbaron në dhjetor 2025, do të ketë mbrojtje edhe për 3 vite pas mandatit të tij.  Ndërkohë, për kryetarët e GJKKO dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, mbrojtja për ta pas përfundimit të mandatit vijon...